Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 16:25. (E thonë atë shpifje) Sa për t'i bartur në ditën e gjykimit mëkatet e veta të plota dhe një pjesë të mëkateve të atyre që, pa farë arsye i mashtruan dhe i humbën. Sa e keqe është ajo me çka ngarkohen.
16:25. (Le të thonë kështu, me qëllim) që t'i mbajnë gjynahet e veta të plota në Ditën e Kiametit, si dhe pjesën e gjynaheve të atyre që i çuan në humbje nga padijenia; sa e keqe është barra që do të bartin ata!
16:25. Që të mbartin barrën e tyre të plotë në Ditën e Ringjalljes dhe disa nga barrët e atyre që ata i çuan në humbje pa dije. Sa e keqe është barra që ata mbartin!
16:25. LIJEHMILU 'EWZAREHUM KAMILETEN JEWMEL-KIJAMETI WE MIN 'EWZARIL-LEDHINE JUDILLUNEHUM BIGAJRI 'ILMIN 'ELA SA'E MA JEZIRUNE
C 16:26. Edhe ata që ishin para tyre vënë intriga. Po All-llahu rrënoi në themel ndërtimet e tyre (intrigat) dhe kulmi u shemb mbi ta, dhe ashtu u erdhi dënimi kah nuk e kujtuan.
16:26. Edhe popujt që ishin para tyre (paganëve të Mekës), kanë kurdisur dredhi. Por Allahu ua rrënoi godinën që nga themelet, kështu që kulmi i saj ra mbi ta dhe dënimi u erdhi andej nga nuk e prisnin.
16:26. Me të vërtetë, ata para tyre bënë dredhi, por Allahu i shkatërroi ndërtesat e tyre nga themelet, dhe çatia ra mbi ta nga lart, dhe ndëshkimi u erdhi atyre nga një drejtim që nuk e kishin menduar.
16:26. KAD MEKEREL-LEDHINE MIN KABLIHIM FE'ETALLAHU BUNJANEHUM MINEL-KAWA'IDI FEHARRE 'ALEJHIMU ES-SEKFU MIN FEWKIHIM WE 'ETAHUMUL-'ADHABU MIN HEJTHU LA JESH'URUNE
C 16:27. Mandej, në ditën e gjykimit Ai i turpëron ata dhe thotë: "Ku janë ata që m'i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre grindeshit?" E ata që ishin të zotët e dijes, do të thonë: "Vërtet, sot turpësia dhe e keqja i përfshiu jobesimtarët".
16:27. Pastaj, në Ditën e Kiametit, Ai do t'i turpërojë e do t'u thotë: “Ku janë “ortakët” e Mi, për shkak të të cilëve grindeshit (me besimtarët)?” Ata të cilëve u është dhënë dituria, do të thonë: “Me të vërtetë, sot poshtërimi dhe dënimi do të bjerë mbi mosbesimtarët,
16:27. Pastaj, Ditën e Ringjalljes, Ai do t'i poshtërojë dhe do të thotë: "Ku janë shokët e Mi, për të cilët kundërshtoheshit?" Ata që janë dhënë dije do të thonë: "Me të vërtetë, sot poshtërimi dhe fatkeqësia është mbi jobesimtarët."
16:27. THUMME JEWMEL-KIJAMETI JUHZIHIM WE JEKULU 'EJNE SHUREKA'IJEL-LEDHINE KUNTUM TUSHAKKUNE FIHIM KALEL-LEDHINE 'UTUL-'ILME 'INNEL-HIZJEL-JEWME WE ES-SU'E 'ALEL-KAFIRINE
C 16:28. Të cilët, duke qenë mizorë të së vetvetes së tyre, engjëjt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes, duke thënë): "Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!" (u jipet përgjigjja). Po All-llahu e di shumë mirë atë që e punuat ju.
16:28. të cilëve engjëjt ua marrin shpirtin, duke qenë të padrejtë ndaj vetvetes. Ata do të shfaqin përulshmëri (duke thënë): “Ne nuk kemi bërë asgjë të keqe!” (Dhe do t'u thuhet): “Nuk është kështu! Natyrisht që Allahu i di mirë veprat që keni punuar.
16:28. Ata që engjëjt i marrin ndërsa ata bëjnë padrejtësi ndaj vetes. Pastaj ata i dorëzohen Allahut, duke thënë: "Ne nuk bëmë asnjë të keqe." Por jo, me të vërtetë, Allahu e di mirë atë që keni bërë.
16:28. EL-LEDHINE TETEWEFFAHUMUL-MELA'IKETU DHALIMI 'ENFUSIHIM FE'ELKAW ES-SELEME MA KUNNA NA'MELU MIN SU'IN BELA 'INNALL-LLAHE 'ALIMUN BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C 16:29. Andaj, hyni në dyert e xhehennemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai i kryelartëve!"
16:29. Hyni në portat e Xhehenemit, ku do të mbeteni përgjithmonë!” Eh, sa vendbanim i shëmtuar është ai për mendjemëdhenjtë!
16:29. Prandaj, hyni në portat e Xhehenemit për të qëndruar aty përgjithmonë. Dhe sa vendbanim i keq është ai për kryelartët!
16:29. FADHULU 'EBWABE XHEHENNEME HALIDINE FIHA FELEBI'SE METHWAL-MUTEKEBBIRINE
C 16:30. Atyre që patën frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: "Ç'është ajo që shpalli Zoti juaj?" Ata thoshin: "Shpalli çdo të mirë!" Ata që bënë vepra të mira, edhe në këtë jetë kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshëmve.
16:30. Ndërsa atyre që e kanë frikë Allahun, do t'u thuhet: “Çfarë ju ka shpallur Zoti juaj?” - Ata do të thonë: “Mirësi!” Ata që bëjnë vepra të mira në këtë botë, do të kenë mirësi; në botën tjetër do të kenë edhe më të mira. Sa e mrekullueshme do të jetë shtëpia e atyre që i frikësohen Allahut!
16:30. Dhe atyre që janë të devotshëm u thuhet: "Çfarë ka zbritur Zoti juaj?" Ata thonë: "Mirësi." Për ata që bëjnë mirë në këtë botë është mirësi, por jeta e përtejme është më e mirë. Dhe sa e mirë është vendbanimi i të devotshmëve:
16:30. WE KILE LILLEDHINE ETTEKAW MADHA 'ENZELE REBBUKUM KALU HAJREN LILLEDHINE 'EHSENU FI HEDHIHI ED-DUNJA HESENETUN WE LEDARUL-'AHIRETI HAJRUN WE LENI'ME DARUL-MUTTEKINE
C 16:31. Është Xhenneti i Adn-it, ku do të hyjnë, nën të rrjedhin lumenj, aty kanë çka të dëshirojnë, ashtu i shpërblen All-llahu të ruajturit.
16:31. Ata do të hyjnë në Xhenetet e Adnit, ku rrjedhin lumenj dhe ku ka gjithçka, që ata dëshirojnë. Kështu i shpërblen Allahu punëmirët,
16:31. Kopshte të begata, ku ata do të hyjnë, nën të cilët rrjedhin lumenj. Aty do të kenë gjithçka që dëshirojnë. Kështu Allahu i shpërblen të devotshmit.
16:31. XHENNATU 'ADNIN JEDHULUNEHA TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU LEHUM FIHA MA JESHA'UNE KEDHALIKE JEXHZI ELLAHUL-MUTTEKINE
C 16:32. Të cilëve duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë: "Selamun alejkum" - gjetët shpëtimin, hyni në xhennet, për hir të asaj që vepruat.
16:32. të cilëve engjëjt ua marrin shpirtrat, duke qenë të pastër. U thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Hyni në Xhenet, si shpërblim për veprat që keni kryer!”
16:32. Ata të cilëve engjëjt ua marrin shpirtin, duke qenë të pastër, thonë: "Paqja qoftë mbi ju. Hyni në Xhenet për atë që keni bërë."
16:32. EL-LEDHINE TETEWEFFAHUMUL-MELA'IKETU TEJJIBINE JEKULUNE SELAMUN 'ALEJKUMU EDHULUL-XHENNETE BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C 16:33. A mos presin ata (idhujtarët) diçka tjetër përveç t'u vijnë engjëjt (e t'ua marrin shpirtin) ose t'u vijë urdhri (dënimi) i Zotit tënd. Ashtu punonin ata që ishin para tyre, pra All-llahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata ishin që vetvetes i bënë padrejt.
16:33. A mos presin ata gjë tjetër, veç ardhjes së engjëjve apo të urdhrit të Zotit tënd?! Kështu bënë edhe ata që qenë para këtyre. Allahu nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë të keqen vetes.
16:33. A mos presin ata që t'u vijë engjëjt ose të vijë urdhri i Zotit tënd? Kështu bënë ata që ishin para tyre. Dhe Allahu nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata vetes së tyre i bënë padrejtësi.
16:33. HEL JENDHURUNE 'ILLA 'EN TE'TIJEHUMUL-MELA'IKETU 'EW JE'TIJE 'EMRU RABBIKE KEDHALIKE FE'ALEL-LEDHINE MIN KABLIHIM WE MA DHELEMEHUMU ELLAHU WE LEKIN KANU 'ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C 16:34. Andaj, ata i goditi dënimi i të këqijave që i bënë dhe i kaploi (i përfshiu ajo e keqe) ajo me të cilën ata talleshin.
16:34. E kështu, mbi ta ra dënimi për veprat që bënë dhe i kaploi ajo me të cilën talleshin.
16:34. Kështu, të këqijat e asaj që bënë i goditën ata, dhe atë që përqeshnin i rrethoi.
16:34. FE'ESABEHUM SEJJI'ATU MA 'AMILU WE HAKA BIHIM MA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C 16:35. Ata që i bënin shok Zotit (idhujtarët) thanë: "Sikur të kishte dashur All-llahu, as ne, e as prindërit tanë nuk do të adhuronim asnjë send pos Tij, dhe nuk do të ndalonim (nuk do ta konsideronim të ndaluar) asnjë send pos (ndalesave të) Tij. Kështu (këso gënjeshtrash) bënin edhe ata që ishin para tyre. Po a mos kanë të dërguarit obligim tjetër, përveç që t'i njoftojnë qartazi?
16:35. Ata që i shoqërojnë Allahut zota të tjerë, thonë: “Sikur të donte Allahu, as ne, as të parët tanë nuk do të adhuronim gjë tjetër, përveç Tij dhe, nuk do të kishim ndaluar asgjë, pa dëshirën e Tij.” Kështu kanë vepruar edhe popujt para këtyre. Për të dërguarit s'ka tjetër detyrë, veç të shpallin qartë.
16:35. Dhe ata që i bënin shok Allahut thonë: "Sikur Allahu të kishte dashur, ne nuk do të kishim adhuruar asgjë përveç Tij, as ne as etërit tanë, dhe nuk do të kishim ndaluar asgjë pa urdhrin e Tij." Kështu bënë ata para tyre. Prandaj, a është detyra e të dërguarve ndonjë gjë tjetër përveç komunikimit të qartë?
16:35. WE KALEL-LEDHINE 'ESHREKU LEW SHA'EL-LAHU MA 'ABEDNA MIN DUNIHI MIN SHEJ'IN NEHNU WE LA 'ABA'UUNA WE LA HERREMNA MIN DUNIHI MIN SHEJ'IN KEDHALIKE FE'ALEL-LEDHINE MIN KABLIHIM FEHEL 'ALA ER-RUSULI 'ILLAL-BELAGUL-MUBINU